SPB Tetovë njofton se sot (09.01.2025) në periudhën nga ora 02.50 deri në ora 04.00, zyrtarë policorë nga NJP “Gallatë” kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Tetovë- Gostivar në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, ku si person përgjegjës ishte R.B. (50) nga Gostivari.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe ndaluar pesë shtetase të huaja (tre nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika
e Kosovës), të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”.

“Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, thonë nga SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume