Medai Shaholli
Pasi fushata zgjedhore ka filluar, partitë politike tashmë kanë hedhur në betejë gjithë arsenalin e tyre “luftarak” përballë kundërshtarëve të tyre politik duke i sulmuar kundërshtarët me argumentet e tyre.
VV me Albin trimin në krye të qeverisë duket se zhgënjeu elektoratin shqiptar të Kosovës lidhur me prentimet dhe zotimet e tyre para 4 viteve!
Ata erdhën në pushtet në emër të ç’kapjes së pushtetit dhe vënies pas hekurave të gjithë “hajnave” që e kanë dëmtuar pasurinë publike, por “hajnat” ngelën aty ku ishin dhe oligarkët u bënë miq te tyre!
Dje pro Bashkimit sot nuk bën!
A ishte kjo demagogjia e Albinit për pushtet dhe premtim pa mbulesë, apo lojë me elektoratin?
Si i ndërron fjalët Albin trimi dje kur ishte në opozitë dhe sot në pushtet?
Kjo nuk do të thotë se opozita është lule për të marrë erë por, as këta kukumjaçkat e VV nuk shkëlqyen por as nuk realizuan shumicën e zotimeve që premtuan!
Pse liderët e të gjitha krahëve nuk i mbajnë premtimet dhe a duhen ndëshkuar ata me votë mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Megjithatë, me 9 shkurt duhet të flasë sovrani dhe të tjerët duhet të heshtin!