174 nxënës kanë braktisur shkollat ​​e mesme dhe fillore në Kumanovë gjatë gjysmëvjetorit të parë, njoftuan sot zyrtarët e arsimit të komunës së Kumanovës.

Largimi i nxënësve ka ndodhur kryesisht nga shkollat ​​më të mëdha qendrore të Kumanovës. Bëhet fjalë për raste të emigrimeve familjare.

Kumanova ndonëse është komuna më e madhe në vend për nga numri i popullsisë, me 20 shkolla dhe numrin më të madh të nxënësve, nuk i ka shpëtuar valës së emigrimit, sidomos drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Sipas regjistrimit të fundit në vend, Kumanova ka 98.104 banorë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume