Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Lajçak tha se është takuar ndaras me të dyja palët, ku sipas tij, Kosova ka prezantuar prioritetet e saj.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, tha Lajçaku, transmeton Klankosova.tv.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka njoftuar gjatë ditës se kanë refuzuar që të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur pas mbylljes së 10 institucioneve paralele në Kosovë.