LSDM shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime familjes së të ndjerës tragjikisht Frosinës.

Nga atje thonë se kjo ngjarje tronditëse dëshmon edhe një herë seriozitetin e problemit të sigurisë në rrugë dhe nevojën për veprime urgjente dhe vendimtare nga institucionet.

“LSDM kërkon dënimin maksimal për autorin në procedurë të shpejtë dhe transparente. Ne mbështesim revoltën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti protestës do t’i bashkohet edhe Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (RLSDM).

Protestat janë një e drejtë legjitime e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre.

Qeveria dhe Ministria e Brendshme duhet të marrin urgjentisht masa konkrete për të përmirësuar sigurinë në rrugë. Nuk duhet të lejojmë tragjedi të reja nga neglizhenca institucionale”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume