Tenistja amerikane Madison Keys fitoi sot në mesditë grand slam-in e Australian Open për femra. Ky është suksesi i saj i parë në një turne të madh në karrierë.

Në finalen e luajtur në Melburn, ai mundi 2-1 rivalen bjelloruse Arena Sabalenka, kampionen në fuqi (6-3, 2-6, 7-5), në një ndeshje që zgjati dy orë. Edhe pse Sabalenka, nuri 1 në botë, konsiderohej favorite, nuk arriti të fitojë. Ajo ishte kampione në fuqi, madje kishte fituar dy edicionet e fundit, por në fund u detyrua të pranojë humbjen.

Loja ishte me luhatje nga tư dyja tenistet, me Keys që luan më mirë në setin e parë, duke fituar. Sabalenka rikuperon dhe arrin të fitojë në setin e dytë, por pa mundur dot të përmbysë shifrat.

Në setin e tretë, amerikania fiton nja “game” me shërbimin e bjelloruses dhe e ruan avantazhin deri në fund, duke shpërthyer në lot gëzimi pas pikës së fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume