Manchester United po vazhdon të insistojë për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu nga Lecce.

Gjiganti anglez ka bërë ofertën e partë në drejtim të Lecces prej 27 milionë eurove, por klubi italian e hodhi poshtë atë.

Megjithatë Djajtë e Kuq nuk kanë hequr dorë nga afrimi i talentit danez dhe po përgatitin ofertën e re.

Fabrizio Romano raporton se Man Utd ende nuk pritet të përmbushin çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh të Lecces.

Dorgu, i cili është i etur për të bërë kalimin në Old Trafford, nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me kushtet e mundshme të kontratës së tij.

Man United mbetet i etur për të siguruar talentin e ri dhe negociatat do të përparojnë në ditët në vijim.

Besohet se oferta e re e Djajve të Kuq do të arrijë deri në 35 milionë euro për 20-vjeçarin i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në Serie A. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume