SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje për lrimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamas.
Ai thekson se pengjet do të lirohen së shpejti.
“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit”, shkruan Trump.
Kjo marrëveshje do të lejojë, që qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.