Lëvizja Demokratike (LD) ka formuar nëndegën e saj më të re, të emëruar “Adem Jashari”, në Çair të Shkupit. Manifestimi për zyrtarizimin e kësaj nëndege u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke e bërë që ky organizim të ngjajë më shumë me një tubim madhështor sesa me një proces të zakonshëm strukturimi.

Në kuadër të këtij organizimi, për kryetar të nëndegës “Adem Jashari” u zgjodh Eroll Rexhepi nga lagjja Serovë, i cili pritet të udhëheqë strukturën e re drejt fuqizimit të mëtejshëm të LD-së në këtë zonë.

Masiviteti i këtij manifestimi konsiderohet tregues i mbështetjes në rritje për Lëvizjen Demokratike në Çair dhe i përfshirjes së gjerë qytetare në zhvillimet e reja politike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume