Luis Meçe, 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur nga konflikti me bashkëmoshatarët e tij, nga ku u vra Martin Cani, është shfaqur për herë të parë në protestë për shokun e tij të ngushtë, i cili ndërroi jetë.

Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.

Meçja i qëndron versionit të tij dhënë edhe më parë, se kanë qenë dy persona me thika.

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet.

I ati: Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim as nga Prokuroria, as nga shkolla, as nga shëndetësia sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke e dërguar në spitalin ushtarak, që nuk kishte asnjë lloj mjeti asnjë lloj makinerie për t’i mbajtur zemrën atij, që ta evidentonin këtë tragjedi të madhe që kemi përjetuar e po përjetojmë. U bëj thirrje gjithë fëmijëve shqiptarëve të bashkohen për kauzën, sot ishte fëmija im, nesër mund të jetë fëmija i dikujt tjetër, të bashkohemi, të jemi gjithmonë të bashkuar në këtë kauzë. Më shumë se fëmija… fëmija besoj është mbi të gjitha. Nuk flemë gjumë, kemi traumë shumë të madhe, nuk di si të shprehem. U bëj thirrje gjithë prindërve, institucioneve, shëndetësisë, sepse na ka kapur frika.

Vetëm një herë që kam shkuar tek Prokuroria, që u takova me prokurorin, më tha që do të shkëmbenin në fund, por heshtja vret më shumë, heshtja është shumë e madhe. Kaluan 2 muaj, edhe ajo nuk ishte një grup i strukturuar kriminal, mund të zbardhej e brenda 3 ditëve.

Asnjë reagim, e vetmja gjë është që media e ka pasqyruar. Përgjigja e tyre është që i kemi dërguar në Prokurori, ne nuk kemi asnjë informacion.

E ëma: Ne kërkojmë vetëm drejtësi, vetëm drejtësi. Askush s’ më ka kontaktuar, e kam thënë e më përpara se s’dua të përsëris fjalët, por unë dua vetëm drejtësi.