Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u betua sot si kancelar i përkohshëm i vendit.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, tha se po ia beson postin anëtarit të qeverisë federale me mandatin më të gjatë, njoftoi shërbimi publik ORF.

Schallenberg merr përkohësisht postin e kancelarit pasi Karl Neuhammer i Partisë Popullore Austriake dha dorëheqjen pas dështimit të negociatave për të formuar një koalicion qeverisës të partisë së tij me Partinë Socialdemokrate të Austrisë dhe “Forumin Austriak të Ri dhe Liberal” (NEOS).

Nehammer dha dorëheqjen si nga posti i kryetarit të partisë ashtu edhe nga posti i kancelarit gjatë fundjavës.

Van der Bellen më pas i dha një mandat udhëheqësit të Partisë së Lirisë së Austrisë së ekstremit të djathtë, Herbert Kikl, për të formuar një qeveri.

Schallenberg është tani ushtrues detyre i kancelarit për herë të dytë pasi shërbeu në vitin 2021, kur ish-kancelari Sebastian Kurz dha dorëheqjen mes akuzave për korrupsion dhe do të mbetet ministër i Jashtëm derisa të formohet një qeveri e re.

Për sot është planifikuar biseda telefonike e Schallenberg me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa në fundjavë ai duhet të flasë edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Për shkak të marrjes së postit të kancelarit, Schallenberg duhej të shtynte udhëtimet e planifikuara në Siri dhe Turqi.