Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Rasti ka qenë i inskenuar si grabitje por falë angazhimit institucional, kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre penale. Çështje penale e ndishme. Janë zhvilluar hetime në shumë dimensione. Kemi siguruara edhe ekspertiza nga jashtë e brenda”, tha Gashi, raporton Paparaci.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023, në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe sipas Prokurorisë dorasi ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar një grabitje.

Lidhur me këtë rast të dyshuar janë: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, të cilët gjenden në masën e paraburgimit, që nga nëntori i vitit 2023.