Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro është betuar për të tretën mandat radhazi.
Betohem se ky mandat i ri presidencial do të jetë një (mandat) paqeje”, i tha Maduro Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez.
Presidenti i Venezuelës u betua para parlamentit, një ditë pasi liderja e opozitës politike Maria Machado u arrestua për pak kohë gjatë një proteste.
Kriza politike e Venezuelës u thellua gjatë verës pasi Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut.
Ndërkohë, opozita konteston rezultatet dhe pretendon se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, fitoi zgjedhjet me dy herë më shumë vota se Maduro.