Kuvendi i Shqipërisë u ka mbajtur rrogat katër deputetëve të Partisë Demokratike që kanë refuzuar të paguuajnë djegien e karrigeve .

Bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti të cilët më datë 30 shtator 2024 shkaktuan akte dhune në parlament, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme të ndryshme elektronike.

Duke qenë se ata vetë kanë refuzuar të kryejnë pagesë për dëmin e shkaktuar, shuma iu është mbajtur nga paga e muajve nëntor e dhjetor 2024. Sipas faturës, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja.