Pamje si nëpër filma, Forcat Speciale zbresin nga tarraca e pallatit, thyejnë xhamat e apartamentit në Astir ku dyshohet se është vajza
Forca të shumta policie kanë blinduar mesditën e kësaj të enjte zonën e Astirit në kryeqytet. Telefonata e një vajza se ishte dhunuar nga disa persona brenda apartamentit të saj në katin e tetë të pallatit “ngriti në këmbë” Policinë e Tiranës.
Pavarësisht se forcat e shumta të policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në vendin e ngjarjes, e reja nuk pranoi që t’i hapte derën.
Kjo detyroi forcat speciale që të zbresin nga tarraca dhe siç shihet e nga pamjet ata kanë arritur të futen në banesë nga ballkoni.
Dy efektivë të forcave speciale, u lidhën me litar nga tarraca e pallatit dhe zbritën në katin e tetë, ku futën nga dritarja dhe ballkoni. Burime për mediat bënë me dije se apartamenti është marrë me qira nga i dashuri i vajzës. Sakaq, babai i të resë pretendon se e bija është rrëmbyer.