Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi mirëseardhje Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, profili i saj në X u pushtua nga kritikat e shqiptarëve, por edhe të miqve të Kosovës.

Kjo për faktin se numri një i KE-së, në video e kishte paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.

Ndër ata që reaguan ishte edhe politikania gjermane, Doris Pack, sikurse edhe qytetarë e aktivistë të shumtë.

“Ku është shteti i Kosovës”, e kishte pyetur Pack, bashkëvendësen e saj von der Leyen.

E si duket, ky reagim edhe pati sukses, pasi tashmë ajo video në profilin e saj nuk ekziston. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume