Shteti dhe Unë. Çfarë mund të bëjmë për ta kuptuar më mirë njëri tjetrin, për të jetuar në paqe e në harmoni me qëllim që të përparojmë të dy ?
Ejup Berisha
Shteti dhe Unë. Çfarë mund të bëjmë për ta kuptuar më mirë njëri tjetrin, për të jetuar në paqe e në harmoni me qëllim që të përparojmë të dy ?
Shteti nuk duhet të jetë vetëm një autoritet që vendos rregulla, detyrime dhe sanksione ndaj meje. Por ky duhet të jetë një institucion në shërbimin tim si qytetarë. Nga ana ime une nuk duhet të pres vetëm që shteti të mi garantojë të drejtat e mija, por une gjithashtu duhet ti respektojë ligjet, ti marrë përsipër përgjegjësitë e mija dhe të kontribuojë në jetën e bashkësisë.
Çfarë mund të bëjë shteti për mua?
Ky duhet të mi garanton të drejtat dhe liritë e mia, të më siguron drejtësi dhe barazi para ligjit, të më mbrojë dhe të më jep mundësi të punoj dhe të jetoj me dinjitet, ta garantojë arsimin, shëndetin dhe sigurinë time, ti dëgjojë shqetësimet e mia dhe ta respektojë personalitetin tim.
Çfarë mund të bëj une për Shtetin?
Une duhet ti respektojë ligjet dhe institucionet, të marrë pjesë aktive në jetën demokratike, ti respektojë qytetarët e tjerë dhe dallimet e tyre, të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, të kërkoj transparencë dhe llogaridhënie nga përfaqësuesit e mi.
Marrëdhënia midis shtetit dhe meje nuk duhet të jetë një raport dominimi, por një marrëdhënie besimi dhe përgjegjësie e ndërsjellë. Shteti ka nevojë për mua si qytetarë i përgjegjshëm me qëllim që të jetë edhe vet i fortë, dhe une kamë nevojë për një shtet të drejtë për të jetuar i lirë. Paqja nuk ndërtohet vetëm mbi mungesën e konfliktit e përparimit dhe e nejta nuk matet vetëm nga pasuria ekonomike. Ato mbështeten gjithashtu mbi drejtësinë, besimin, respektin dhe solidaritetin. Një shtet që më respekton mua si qytetarë i njejti e ndërton besimin e tij në raport me mua. Une që e respektoj shtetin e tim kontribuoj për stabilitetin e tij. Paqja dhe përparimi ndodhen në këtë barzpeshë.