Pete Hegseth, kandidati i Donald Trump për Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, u konfirmua nga Senati vonë të premten mbrëma, pasi u përball me akuza për sjellje të pahijshme që gati e prishën konfirmimin e tij.

Zëvendëspresidenti JD Vance hodhi votën në favor të Hegseth, pasi tre senatorë republikanë – përfshirë ish-udhëheqësin e shumicës në Senat, Mitch McConnell – votuan kundër tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë seancës së konfirmimit të Hegseth, ai u përball me pyetje të shumta në lidhje me një pretendim për sulm seksual, të cilin ai e ka mohuar, si dhe për pabesi dhe pije alkoolike.

Ish- veterani luftarak dhe prezantuesi i dikurshëm i televizionit Fox News do të mbikëqyrë një departament prej rreth tre milionë punonjësish dhe një buxhet prej 849 miliardë dollarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume