Një protestë masive kundër kryeministrit sllovak Robert Fico u zhvillua në kryeqytetin Bratislavë, duke i bërë jehonë protestave të javës së kaluar.

Bëhet e ditur se tubimet u nxitën nga qëndrimi i tij pro-Moskës dhe takimi i tij i fundit me presidentin rus Vladimir Putin.

Ajo erdhi gjithashtu pas kërcënimeve të Ficos javën e kaluar për të shkurtuar ndihmën financiare për mbi 130,000 refugjatë ukrainas që jetojnë në Sllovaki, si hakmarrje për vendimin e Ukrainës për të ndaluar transitiin e gazit rus përmes territorit të saj, shkruan euronews.

Ndërsa mijëra njerëz u mblodhën, ata valëvitën flamujt e BE-së dhe Sllovakisë dhe mbanin pankarta të ndryshme, disa duke shkruar “Fico shko në Moskë” dhe “Ne duam të jetojmë në një vend të lirë”.

Mediat lokale raportojnë se protestuesit kanë brohoritur edhe “Fico të japë dorëheqjen”, “Mjaft me Ficon” dhe “Turp për qeverinë”.

Ndryshe, takimi i Ficos me Putinin më 22 dhjetor në Moskë, ku ata diskutuan furnizimet me gaz dhe çështje të tjera, preku gjithashtu propozimin e Sllovakisë për të shërbyer si një vend neutral për bisedimet e paqes në Ukrainë.

Fico u bë lideri i tretë i BE-së që viziton Putinin në Kremlin që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022, pas kancelarit austriak Karl Nehammer dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.