Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot 48-vjetorin.

Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.

Meloni u ndje në siklet nga kjo ‘dashuri’ e madhe e Ramës përpara kamerave, të cilit iu drejtua me fjalët: ” Mos më turpëro “, shkruan Corriere della Sera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume