Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani thotë se liderët e koalicionit VLEN, e kanë lehtësisht derën e hapur në Uashington, deri sa të tjerët kanë mur hermetik si parti non grata.

“Për disa dera e Washingtonit është e hapur lehtësisht, ndërsa për disa të tjerë si çerdhe e non-gratave është një mur hermetik dhe një kujtesë ironike se nuk mjafton vetëm pasaporta për të kaluar kufijtë. Liria e lëvizjes është pjesë e Demokracisë, por jo për të gjithë dhe jo me të njëjtin bagazh politik”, ka shkruar Ramadani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume