Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2025 rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume