Dje është rrahur njeriu i afërt i Bilall Kasami, punonjës në komunën e Tetovës.
“Me datë 16.01.2025 në ora 01:18 në SPB Tetovë, personi P.I.(34) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 01:05 në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga A.A. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit” thonë nga SPB-Tetovë
Vlen të thekësohet se në komunën e Tetovës qytetarët ankohen për mosfunksionimin e administratës veçanërisht në sektorin e Urbanizmit ku me muajë të tërë presin për përgjigje apo për të kryer punë shkaku se lëndët rrijnë nëpër sirtare.
Nga ana tjetër, komuna e Tetovës është e vetmja komunë e cila ka më shumë të punësuar që marrin rroga dhe nuk qëndrojnë në vendin e punës asnjëherë, për këtë Bilall Kasami para opinionit gjithmonë ka thënë se do ti largojë nga puna ata që nuk shkojnë në punë, por ende nuk ka vetëm disa punonjës që nuk janë me Lëvizjen BESA.