Kjo është arsyeja pse Pekini tani synon të konsolidojë marrëdhënien e vasalitetit në rajon, në të cilën e ka zbritur Moskën që nga fillimi i luftës. Qysh në vitin 2018, një “Letër e Bardhë” e qeverisë për këtë çështje e përcakton Kinën si “një shtet pothuajse Arktik” dhe një “palë të rëndësishme të interesit” në zonë.
Akti i parë strategjik i Kremlinit pas agresionit total ndaj Ukrainës në vitin 2022 ishte nisja e ” doktrinës së re detare”.
Doktrina ka 100 faqe, ndërsa pika thelbësore nuk është Deti i Zi – ku Moska vazhdon të luftojë – por Arktiku.
Doktrina shpjegon objektivat dhe marrëdhëniet me Kinën, ndwrsa është më e vështirë të kuptohen dy zhvillime që mbivendosen në ditët e fundit: pretendimet këmbëngulëse të Donald Trump ndaj Grenlandës dhe hezitimi i Pekinit dhe Moskës për të bashkëpunuar kundër ndryshimeve klimatike, edhe tani që temperaturat mesatare po rriten më shumë dhe më shpejt se pragjet e pwrcaktuara nga Marrëveshja e Parisit.
Pika e 4 nga 21 e “doktrinës detare” të Kremlinit për Arktikun e bën të qartë një nga qëllimet: “Zhvillimi i një rruge detare nordike, për ta vendosur atë si një rrugë kombëtare të sigurtë dhe konkurruese gjatë gjithë vitit për Federatën Ruse në nivel global”.
Ai dokument përshkruan gjithashtu militarizimin sistematik të shtrirjes shumë të gjatë të detit midis ngushticës së Beringut dhe kufirit norvegjez.
Por aksionet komerciale janë gjithashtu potencialisht të mëdha. Deri në vitin 2018, mendohej se rruga e Arktikut e hapur nga ndryshimet klimatike mund të ishte e lundrueshme, më së shumti, 3 ose 4 muaj në vit.
Tani përshpejtimi i ngrohjes globale i lejon Moskës, e cila ka flotën më të fuqishme të akullthyesve në botë, të synojë ta mbajë atë rrugë gjithmonë të hapur.
Për tregtinë ndërkombëtare, ndryshimi do të ishte i thellë.
Nga porti i madh kinez i Shenzhen në Hamburg duhen rreth 34 ditë për një anije me kontejnerë, nëse kalon nëpër ngushticat e Malacca dhe Suez. Por tani tranyitet nga Deti i Kuq kanë rënë në mënyrë kronike në më pak se 30% se ato të mëparshëm, për shkak të kërcënimit nga Houthi-t e Jemenit dhe bumit të lidhur me kostot e sigurimit.
Prandaj, shumë anije tregtare preferojnë të qarkullojnë Afrikën deri në Gjibraltar, sipas qendrës së analizës së tarifave të detit, mesatarisht 48 ditë, nga Kina në portet kryesore evropiane të Atlantikut të Veriut.
Vetëm grupet e mëdha të logjistikës detare evropiane kanë parë fitimet e tyre të shpërthejnë, padyshim në kurriz të prodhuesve dhe konsumatorëve. Rruga e re e Arktikut, nga ana tjetër, do të siguronte të njëjtën lidhje në më pak se gjysmën e kohës, 23 ditë, me kosto shumë më të ulëta.
Problemi është se ajo rrugë, sipas vizionit të Kremlinit, nuk duhet të jetë për të gjithë. Rregullat e lundrimit të miratuara nga qeveria e Moskës në vitin 2020 thonë se çdo anije e huaj mund të hyjë dhe të dalë nga Rruga e Detit të Veriut vetëm me leje zyrtare nga Rusia. Natyrisht, kjo është një shkelje tjetër e rregullave të Kombeve të Bashkuara: Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit nuk u jep vendeve bregdetare të drejtën për të kontrolluar tranzitin dhe, për më tepër, kufijtë detarë në Arktik nuk janë gjurmuar kurrë me saktësi, kur zona ishte e mbuluar përgjithmonë nga akulli.
Kjo është arsyeja pse Pekini tani synon të konsolidojë marrëdhënien e vasalitetit në rajon, në të cilën e ka zbritur Moskën që nga fillimi i luftës. Qysh në vitin 2018, një “Letër e Bardhë” e qeverisë për këtë çështje e përcakton Kinën si “një shtet pothuajse Arktik” dhe një “palë të rëndësishme të interesit” në zonë. Objektivi është të merret nga Kremlini një e drejtë ekskluzive e tranzitit , e ndarë vetëm me rusët dhe në këmbim të komisioneve modeste, për të transportuar produktet kineze në Evropë dhe Atlantik me kosto të pakrahasueshme. Rusia do të kishte të ardhura të përhershme prej saj. Dhe Pekini do të zhvendoste më tej sektorët industrialë tradicionalë të ekonomive të pjekura.
Sipas gjuhës zyrtare të qeverisë kineze, një “rrugë polare e mëndafshit” do të hapej bazuar në marrëdhëniet e privilegjuara midis Xi Jinping dhe Vladimir Putin.
Megjithatë, një nga avantazhet për fuqinë e madhe aziatike do të ishte në drejtimin e kundërt: të kesh një rrugë veriore plotësisht të lundrueshme do të thotë për Republikën Popullore, të jetë në gjendje të sjellë gaz të lëngshëm dhe naftë bruto ruse drejt Shangait, Shenzhenit apo Hong Kongut pa pasur frikë nga bllokimi i mundshëm perëndimor në kulmin e ngushticës së Malacca-s. Në fund të fundit, ishte pikërisht bllokada anglo-amerikane e asaj qendre në Azinë Juglindore që e dobësoi fatalisht Japoninë në Luftën e Dytë Botërore.
Ky grup synimesh gjeopolitike dhe komerciale do të thotë se Rusia dhe veçanërisht Kina, deri tani e para në botë për emetimet e serave, mbeten të paqarta në luftën kundër ndryshimeve klimatike : ata nuk shqetësohen, nëse kjo ndihmon në hapjen e rrugës nordike.
Por pikërisht këto zhvillime shqetësojnë amerikanët. Pretendimet territoriale të Presidentit të zgjedhur Trump ndaj Grenlandës vetëm sa rrisin tensionin dhe krijojnë alibi për Putinin në përpjekjen e tij për të aneksuar territore nga Ukraina. Por ata zbulojnë se si Amerika ndjen nevojën për një prani të re të drejtpërdrejtë në Arktik: ku