“Holokausti i hebrenjve të Maqedonisë dhe pjesëve të pushtuara atëherë të Greqisë dhe Serbisë nga pala bullgare është pjesë e historisë botërore të Holokaustit dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje që mund të negociohet”, ky është një nga mesazhet që në fjalën e tij të sotme, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i dërgoi Goran Sadikario, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë në Shkup.

Sadikario thotë se “kompromentimi i së vërtetës historike rreth Holokaustit të hebrenjve maqedonas mund të komprometojë statusin unik të Holokaustit si një e keqe totale”.

“Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, 27 janar, dhe 80 vjet pas çlirimit të Aushvicit, ne kujtojmë dhe u japim homazhe 6 milionë hebrenjve dhe të gjithë të tjerëve që u persekutuan dhe u vranë nga regjimi nazist, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tyre…

Jetojmë në një kohë të ngjarjeve dinamike politike dhe ekonomike që përcaktojnë të ardhmen tonë dhe që fatkeqësisht ndërhyjnë në të kaluarën tonë.

Revizionizmi historik dhe relativizimi i ngjarjeve të kaluara, të sponsorizuara apo të nxitura nga aparati shtetëror, janë realitet”, tha Sadikario.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume