Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat foli për Ligjin e branitellave të propozuar nga LSDM që sipas tij do të vazhdojë akoma të mbetet i bllokuar ky Ligj derisa në të nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së.

“Ligji i propozuar në Kuvend për branitellat nga LSDM do të vazhdojë të mbetet i bllokuar, ne kemi thënë fjalën tonë përfundimtare dhe qëndrojmë në këtë”, tha deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri.