Policia në Prishtinë ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Policia njofton se droga është gjetur tek drejtuesi i një veture gjatë kontrolleve të rregullta ka në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqyttet.

“I dyshuari menjëherë është proceduar më tej.

Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore”, thuhet në një njoftim të policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume