Një 38-vjeçar nga Tetova është kallëzuar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy personave duke përdorur një send metalik, raporton Tetovasot.
SPB Tetovë bëri të ditur se kallëzimi penal është ngritur kundër M.S. (38) për veprën penale “Dhunë”.
Sipas hetimeve, më 27 gusht 2026, pas një grindjeje paraprake në Tetovë, ai ka sulmuar fizikisht A.A. dhe B.A. me një send metalik.