Një automjet në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë është përfshirë nga flakët në Shkup, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, raporton Tetovasot.
Ngjarja është denoncuar më 13 tetor 2026 rreth orës 02:12, kur A.M. (42) raportoi se në rrugën “Krste Asenov” ishte djegur automjeti “Beijing Beich”, të cilin më herët e kishte drejtuar ai.
Raporton Tetovasot se zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse, ndërsa policia po heton shkaqet e incidentit.