Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Sipas BBC, një grua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.

52-vjeçarja vdiq në spital dy javë pasi makina u përplas në tregun e mbushur në Magdeburg, thanë prokurorët.

Të paktën 299 persona u lënduan në sulmin e 20 dhjetorit, sipas shifrave të fundit nga ministria e brendshme e Saksoni-Anhalt.

Katër gra të tjera të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe një nëntëvjeçar humbën jetën në këtë sulm.