Në gjysmën e dytë të marsit Maqedonia do të jetë nikoqire e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të rritjes të BE-së. Siç kumtoi Ministria për çështje europiane, vendimi është sjellë si rezultat i rolit pro-aktiv të Qeverisë në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës reformuese në lidhje me këtë plan strategjik. Nga Ministria theksojnë se në mënyrë shtesë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së takimit si dhe detajet për ngjarjen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume