Në doganën e Qafë Thanës pak momente më parë ka rënë sistemi në doganën Maqedonase, çka ka bërë që të krijohet fluks në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.

Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë por më ngadalë.

Autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum, ndërsa aktualisht ka një fluks të automjeteve që kalojnë nga kjo doganë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume