Nga Ski Qendra “Kodra e Diellit” njoftojnë se për shkak të erës së fortë, nuk do të punojnë teleferiku “Ceripashina” dhe teleferiku me gjashtë ulëse.

“Për shkak të erës së fortë prej 70 km/orë , për shkaqe sigurie, teleferiku me dy ulëse “Ceripashina” dhe teleferiku me gjashtë ulëse nuk do të lëshohen në funksion. Do të ju informojmë me kohë për çdo ndryshim”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume