Sot do të fillojë gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se si familje, besojnë në drejtësi.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar mbrëmë ai në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume