Një ngjarje krejt e papritur ka ndodhur mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, teksa mbahej programi festiv i Vitit të Ri.

Sara u përball me një incident të vogël por tejet të rrezikshëm ndërsa po shijonte ushqimin dhe muzikën, ajo nuk e vuri re se palltoja e saj kishte marrë flakë nga një qiri.

Banorët e tjerë reaguan menjëherë dhe arritën të shuanin zjarrin pa shkaktuar asnjë dëm tek Sara.

Por e gjithë situata u kthye në një moment humori mes banorëve pasi Sara e mori gjithë situatën me sportivitet dhe të qeshura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume