Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.

Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan.

Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume