MPB ka njoftuar se me datë 29.01.2025 në ora 00:40 në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin J.D.(26) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 23:00 në banesën e tyre familjare në Tetovë, me send të mprehtë ka lënduar motrën e tij 24-vjeçare dhe nënën e tyre. Atij i është marrë mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume