Kreu i ASH, pjesë e VLEN, Arben Taravari në deklaratë për TV21 tha se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHAB.

“Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që mora pjesë në disa manifestime gjatë procedurës së inaugurimit të një presidenti amerikan, vërtet është kënaqësi e veçantë që të mundesh të marrish pjesë. Më vjen keq nëse dikush nuk mund të shkonte, por unë nuk desha ta lëshojë këtë shansë, edhe sugjerimet e miqve që i konsideroj shumë të sinqertë ishte që mirë është të jem atje dhe isha atje”, tha Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume