Një shtetas shqiptar 28 vjec, ka rënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me 5 kg marijuanë. Ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku policia ka ushtruar kontroll tek pasagjeri që sapo kishte zbritur nga autobusi. Ai është ndaluar teksa merrte nga zona e bagazheve një cantë udhëtimi.

Brenda saj policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 pako që përmbanin 5 kg 189 gram marijuanë. Atij i janë sekuestruar edhe 460 euro, 1 celular dhe 1 biletë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume