Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në Prishtinë.

Sipas raportit policor, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thotë policia, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume