Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump foli për një fotografi të bërë virale midis tij dhe ish-presidentit demokrat Barack Obama në funeralin e Jimmy Carter të enjten.

Dyshja u ulën së bashku në ceremoninë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të ndjerë në Uashington DC të enjten dhe mund të shiheshin duke folur për disa minuta me njëri-tjetrin.

Obama u pa duke tundur kokën teksa foli pasardhësi i tij përpara se të buzëqeshte. I pyetur për këtë pjesë, Trump tha: “Nuk e kuptova se sa miqësor dukej”.

“Unë thashë, ‘djalë, ata duken si dy njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin’. Dhe ne ndoshta po”, tha Trump, shkruan A2 CNN.

“Ne kemi një filozofi paksa të ndryshme, apo jo? Po, ndoshta kemi. Nuk e di. Por shkuam mirë. Por unë shkova mirë me pothuajse të gjithë atje”, tha më tej Trump.

Shkëmbimi miqësor mes tyre vjen pas vitesh kritikash ndaj njëri-tjetrit në sytë e publikut; ishte zoti Trump ai që përhapi të ashtuquajturën teori konspirative “të lindjes” për zotin Obama në vitin 2011, duke pohuar se ai nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.

Fyerjet vazhduan për vite me rradhë, me zotin Obama që ia dedikoi fjalimin e fundit të darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016, shakave në kurriz të rivalit të tij politik.

Trump ka sulmuar vazhdimisht familjen Obama, duke thënë se ish-presidenti ishte “i paefektshëm” dhe “i tmerrshëm” dhe duke e quajtur ish-zonjën e parë Michelle Obama “të keqe” deri në tetor të vitit të kaluar, shkruan A2 CNN.

Në gjurmët e fushatës së Kamala Harris vitin e kaluar, Obama tha se Trump ishte një “miliarder 78-vjeçar që nuk ka pushuar së qari për problemet e tij që nëntë vjet më parë”, ndërsa ish-zonja e parë tha se “pasojat që ai të jetë përsëri President janë brutalisht të rënda”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume