Një sulm në portin më të madh tregtar të Rusisë, Ust-Luga në rajonin e Leningradit, ishte vepër e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU). Dronët e SSU-së me rreze të gjatë udhëtuan mbi 900 kilometra, duke fluturuar pothuajse deri në Shën Petersburg dhe goditën me sukses objektivin.
Një video e postuar në mediat sociale ruse, tregon një nga dronët duke goditur disa rezervuarë të gazit. Si rezultat i sulmit, një cisternë gazi u dëmtua rëndë dhe tre kontejnerë aty pranë u prekën nga shpërthimi.
Ekspertët thonë se riparimet do të zgjasin të paktën një muaj, në varësi të disponueshmërisë së materialeve dhe patjetër do të çojnë në ndërprerje në funksionimin e terminalit.
Terminali Ust-Luga është një qendër e rëndësishme logjistike ruse në Detin Baltik, përmes së cilës Rusia shet naftë dhe gaz duke përdorur flotën e saj.
За атакою на найбільший морський торговельний порт РФ стоїть СБУ – джерело
відео з російських соцмереж pic.twitter.com/aviLIhltXc— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) January 6, 2025