Një ushtar i Koresë së Veriut i zënë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ka konfirmuar se ka përdorur dokumente të rreme ruse.

Ushtari i cili flet me autoritetet e inteligjencës ukrainase me ndihmën e përkthyesit, ka rrëfyer në detaje ardhjen e tij në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Kur është pyetur, ai tha se ishte lënduar në betejë dhe nuk mund të lëvizte, disa ditë më vonë është zënë nga ukrainasit dhe është evakuuar nga zona e rrezikut.

Kur u pyet nëse ishte fotografia e tij në dokumentet ruse, luftëtari koreano-verior e mohoi atë. Ai gjithashtu pohoi se emri në të dhënat nuk ishte as i tij.

Koreja verior i plagosur flet edhe për udhëzimet që ka marrë në rast të kapjes së ushtarëve ukrainas, por thotë se nuk është dashur ta bëjë këtë.

Ushtari i plagosur ka folur edhe për udhëzimet që ka marrë në rast të kapjes nga ushtarët ukrainas, por se theksoi se nuk ka dashur ta bëjë atë.