Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në hyrje të SPAK, Malltezi ka thënë se është thirrur për çështjen 193 të vitit 2024 teksa ka shtuar se pasi të dëshmojë do të japë një deklaratë për mediat.

“Jam thirrur për çështjen 193 të vitit 2024. Pasi të jap dëshminë time, do të dal dhe do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh Argita Malltezi.