MPB njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi”, që dje ra në ujërat e lumit të Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe.

“Në orën 18:00 nga SPQ “Shën. Naum i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Tigri kanë nxjerrë automjetin “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njofton MPB.

Siç informoi mbrëmë Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre grave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Vardari. Ndërkaq, një fëmijë 4 vjeç është shpëtuar, i cili po mbahet në Klinikën Kirurgjikale për Fëmijë pranë Qendrës Klinike në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume