Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 19:00 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se viktima ka rënë nga një ndërtesë.

“Vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume