Një grup vëllezërish nga lagja Hasanbeg dhe Haraçina, janë rikthyer sonte në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët, në krah të liderit Ziadin Sela, si shpresë e vetme dhe mburrojë për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriur. Gjatë takimit me kryetarin Sela, nënkryetarin dhe deputetin e zonës, Elmi Aziri, si dhe kryetarin e degës së ASH Gazi Babë, Adnan Alija, u diskutua për zhvillimet aktuale politike, pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e partisë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, shumë prej anëtarëve të pranishëm thanë se arsye kryesore për vendimin e tyre është zhgënjimi nga grupi i ndarë i Arben Taravarit, pozita inferiore e partive shqiptarë në Qeveri, goditjet e shumta të Qeverisë ndaj shqiptarëve dhe nevoja emergjente për mobilizim kombëtarë për t’i bërë ballë këtij projekti të dëmshëm. Në takim u tha se ka edhe shumë anëtarë të tjerë të cilët janë të dëshpëruar nga mashtrimet dhe vasaliteti i gjithë drejtuesve të Vlenit e të cilët së shpejti pritet të rikthehen dhe të reshtohen pas Ziadin Selës.