Policia tha se rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë të Shqipërisë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi 34 vjeç (i afërm me shtetasin Vasil Kamberi), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./Euronews.al/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume