Sot, në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin Organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Shkëlqesia e Tij Florian Qehaja.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e procesit të integrimeve evropiane, angazhimi i koalicionit VLEN për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv, forcimi i marrëdhënieve vëllazërore me Kosovën dhe zbatimi sa më i shpejtë i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ambasadori Qehaja përshëndeti angazhimin e koalicionit VLEN, ndërsa kryetari Ibrahimi u zotua se si pjesë e qeverisë do ta mbështesin fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume