Zyra e Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka publikuar një listë të përditësuar të individëve dhe kompanive të sanksionuara, ku përmendet edhe industria serbe e naftës, raporton Media serbe.

Në vendim thuhet se sanksionet janë vendosur me Urdhrin Ekzekutiv 14024, i cili i referohet “bllokimit të fondeve në lidhje me disa aktivitete të dëmshme të huaja të Qeverisë së Federatës Ruse”.

Sanksionet u vendosën gjithashtu sipas Urdhrit Ekzekutiv 13662 – “Ngrirja e aseteve të personave shtesë që kontribuojnë në situatën në Ukrainë”.

Në vendim thuhet se ndaj NIS janë vendosur sanksione për shkak të lidhjes së saj me Gazpromneft
Aksioneri më i madh i NIS është Gazpromneft, i cili ka 50 për qind të pronësisë së kompanisë, ndërsa 6,15 për qind i takon kompanisë mëmë Gazprom.

Republika e Serbisë zotëron 29,87 për qind të kapitalit, dhe 13,98 për qind të kompanisë është në pronësi të aksionarëve të vegjël.